Gruaja që mund të ‘nuhasë sëmundjen’ e Parkinson, ndihmon studiuesit të krijojnë testin mjekësor (fotot)

by admin
Spread the love

Joy Milne kishte vërejtur një ndryshim në aromën trupore të bashkëshortit të saj të ndjerë kur ai ishte 33 vjeç, 12 vjet para se të diagnostikohej me sëmundjen e Parkison.

Tashmë gruaja me aftësinë e nuhatjes së sëmundjeve po ndihmon studiuesit të krijojnë një test për të zbuluar sëmundjen.

Testi në fakt po perfeksinohet prej vitesh, kur studiuesit kuptuan se Joy Milne, nga Perth në Skoci sinjalizoi sensin e nuhatjes që mund të zbulonte gjendjen shëndetësore.

72-vjeçarja kishte pikasur një erë të ndryshme të Les që kur ai ishte 33 vjeç – rreth 12 vjet para se të diagnostikohej me sëmundjen degjenerative të trurit ,që çon drejt vdekjes.

Milne përshkruante një aromë “myshku” të ndryshme nga era e tij e zakonshme. Dhe në fakt Milne vdiq nga sëmundja në vitin 2015 në moshën 65 vjeçare.

Observimi i gruas së tij tërhoqi interesin e studiuesve që vendosën të hulumtojnë se çfarë mund të ndjente ajo në ndryshimin e aromës dhe nëse kjo mund të shfrytëzohej për të identifikuar njerëz të tjerë me këtë gjendje të rëndë neurologjike.

Disa vjet më vonë studiues në Universitetin e Manchester arritën të krijonin një test që identifikonte Parkinson me anë të një thithëseje djerse që kalohej mes kurrizit të personit.

Megjithse ende në fazat e hershme të studimit, studiuesit besojnë se mund të krijojnë një test të thjeshtë identifikimi.

Aktualisht nuk ka teste për pikasjen e sëmundjes dhe diagnozat bazohen në simptomat e hershme të pacientit dhe historinë e tij mjekësore.

Zonja Milne thotë se “nuk është e pranueshme” qe njerëzit me Parkinson të pësojnë dëme kaq të rënda neurologjike para se sëmundja të identifikohet, ndersa shton: “Mendoj se duhet të ishte zbuluar shumë më herët, si në rastin e kancerit ose diabetit, pasi diagnostikimi i hershëm sjell trajtim më efikas dhe stil më të mirë jetese për njerëzit”.

Studiuesit tashmë besojnë se ky ndryshim i aromës mund të vijë nga ndryshime kimike në vajrat e lëkurës, të njohura si sebum, që aktivizohen nga sëmundja.

Në punën e tyre ata fillimisht i kërkuan zonjës Milne t’i merrte erë bluzave të veshura nga njerëz që kishin Parkinson dhe të tjerë që nuk e kishin.

Gruaja arriti të identifikonte korrektësisht bluzat e veshura nga pacientët me Parkinson, madje tha se dhe një nga grupi i personave pa sëmundjen kishte aromën e saj, i cili rrjedhimisht tetë muaj më pas shfaqi simptomat e Parkinson.

Zbulimet u publikuan në revistën ‘Journal of the American Chemical Society, dhe detajojnë sesi vaji trupor ‘sebum’ mund të analizohet me anë të spektrometrisë, që është një metodë e peshimit të molekulave.

Zonja Milne, e cila ka një sens të fuqishëm nuhatjeje prej një gjendjeje të rrallë trupore, po punon gjithashtu me studiues për të parë nëse mund të ndejë dhe sëmudnje të tjera si kanceri e tuberkulozi (TB).

Ajo e përshkruan aftësinë e saj edhe si një “avantazh por dhe si një mallkim”.

“Nuk mund të dal në Pazar kur ka shumë njerëz, sepse nuk mund të duroj erën e parfumeve të tyre, dhe nuk mund të shkoj as në repartin e kimikateve në supermarket, prej erërave të forta”.

Milne thotë se nganjëherë mund të ndjejë erën e njerëzve që kanë Parkinson duke ecur në rrugë, por ekspertë të etikës mjekësore çuditërisht i kanë thënë se nuk mund t’u thotë atyre asgjë.