Gruaja e Zelenskyt: Derisa Britania e Madhe i numëron qindarkat, ne i numërojmë viktimat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Olena Zelenska, gruaja e presidentit të Ukrainës, ka thënë se ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë është i ashpër për aleatët e saj.

Zelenska tha të dielën se nëse mbështetja për Ukrainën do të ishte e fortë, kriza do të ishte më e shkurtër.

Në një intervistë për BBC, ajo u pyet se çfarë mesazhi kishte për britanikët që po përballen me rritjen e faturave të energjisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe ndikimit që ka pasur në gazin dhe naftën.

“Unë e kuptoj se situata është shumë e vështirë. Por më lejoni të kujtoj se në kohën e epidemisë COVID-19 kur pati rritje çmimesh, u prek edhe Ukraina”.

“Çmimet po rriten edhe në Ukrainë, por përveç kësaj njerëzit tanë vriten. Kështu që kur filloni t’i numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare ose në xhepin tuaj, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë viktimat tona”, tha Zelenska, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like