Gropë e madh në sheshin “Skënderbeu”, Xhaferi jep detaje kur përfundojnë punimet – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komuna e Prishtinës ka kryer një intervenim urgjent në sheshin “Skënderbeu”, duke hapur një gropë të madhe.

Aty, dyshohet se është shkaktuar dëm në kolektorin atmosferik që bartë ujë fekal, raporton Shqip.

Në lidhje me këtë, drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë për Shqip, se është krijuar një vrimë duke bërë që të hyjë zhavorr aty.

Ai ka thënë se brenda ditës do të përfundojë ky intervenim.

“… realisht e kemi bllokuar si situatë që qytetarët mos të kenë akces dhe jemi duke ndërhy”.

“Është bërë një gropë e madhe, të cilën po dyshojmë që në kolektorin atmosferik është krijuar një farë vrime ku pjesa e zhavorit kalon dhe e krijon këtë farë grope, do të intervenojmë dhe do ta mbulojmë me beton dhe do ta krijojmë pjesën tjetër të zhavorimit për me përmbyll si proces”, tha Xhaferi.

You may also like