Grimerja shqiptare uron nënën për ditëlindje, zbulon të vërtetën e dhimbshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një emër i njohur dhe shumë i suksesshëm për të cilën grimi është art, është grimerja Merita Merja, shkruan Kosovarja.

Për të sot është një ditë e veçantë me që e ëma i feston ditëlindjen, ndërkaq me urimin që ka bërë përmes rrjeteve sociale, ka prekur të gjithë.

Mes shumë fjalësh që shprehin dashurinë ndaj mbretëreshës së saj, Merita zbuloi dhimbjen që ndien për babain e ndjerë dhe vuajtjet e së ëmës në rrugëtimin e jetës.

E kërkuar nga shumë fytyra të estradës në Kosovë, Shqipëri e madje edhe Diasporë, grimerja vazhdon të lë gojëhapur mbarë publikun me punën e saj dhe transformimet e mrekullueshme.

Përmes punës që bën, kuptojmë se zonja në fjalë thjeshtë nuk ka konkurencë, e këtë e dëshmojnë edhe numri i madh i ndjekësve në rrjetet sociale.
E gjithë kjo falë punës dhe përkushtimit, tashmë Merita është bërë tejet e kërkuar edhe në Dubai.

Kujtojmë se ajo ka lansuar edhe paletën e hijeve e cila vazhdon të jetë produkti më i kërkuar në treg, Glam by Merita, pra edhe një emër shqiptarë që na bën të ndjehemi krenarë kudo në botë.

Emra të shumtë kaluan në duart e saj dhe padyshim se secili transformim e dëshmon se grimi për të nuk është vetëm profesion, e për këtë flasin pamjet të cilat vërtetë lënë pa koment!

 


You may also like