Grida Duma e thotë hapur: Basha s’ka qenë 100% i lirë këto 8 vite në krye të PD

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë se Lulzim Basha, nuk ka qenë 100% i lirë brenda PD para përjashtimit të Sali Berishës. Duma tha se Basha tani ka nisur kontratën me demokratët, pasi ka pasur dualizëm me Berishën.

Deklarata e Dumës:

“Për mua fakti që Lulzim Basha, nuk ishte kurrë at vrasësi, as sot nuk është. Që ka zgjedhur këtë rrugë, që nuk u mirëkuptuan kurrë të dy, është një nga gjërat që unë kam thënë, se ka bërë vendimin e mirë, por nuk jam me Lulzim Bashën apriori, se kam qenë këtu dhe e kritikuar, siç e kritikoj për 8 vite. Lulzim Basha për mua sot e nis kontratën me demokratët, deri sot nuk e ka ndërtuar një kontratë 100% i lirë. Ka përgjegjësi në këtë gjë, por kapacitet e tij për ta çuar PD-në për shkak të dualizmit kanë qenë të reduktuara”, tha Duma.

You may also like