Grezda bëhet bashkëlojtar me futbollistin e njohur shqiptar, flet drejtori sportiv rreth gjendjes së tij fizike

by admin
Spread the love

Eros Grezdës do t’i ndërpritej kontrata me Osijekun. Lojtari shqiptar ishte pa kontratë dhe në pritje të një oferte nga një skuadër tjetër.

Një marrëveshje është mbyllur me sukses për 26-vjeçarin nga Gjakova. Pak minuta më parë është zyrtarizuar kalimi i Grezdës te ekipi kroat i Sibenikut.

Pikërisht në vendin ku ndodhet edhe Sahiti, e cila mban vendin e 7 mes 10 ekipeve të elitës kroate. Ndërkohë drejtori sportiv i Sibenik, Hrvoj Kulishiv, është shprehur:

“Grezda është në gjendje shumë të mirë fizike dhe ka bërë përgatitje të plotë me klubin ku ishte në Hungari. Por ka dalë nga izolimi për shkakun e Covid dhe për këtë arsye nuk do të luajë të dielën me Rijekën, por jam i sigurt se do të jetë gati për ndeshjen tjetër”, tha drejtori sportiv.

You may also like