“Gresa është fanse e imja”, Lyrical Son rrëfen historinë e veçantë si ka fillua dashuria me nënën e dy vajzave të tij

by admin
Spread the love

Lyrical Son si rrallë herë ka folur për jetën e tij private.

I ftuar tek ‘’Abc e mengjesit”, reperi ka dhënë shumë detaje rreth jetës si baba dhe bashkëshort.

“Mundohem të jem sa më afër tyre dhe me qenë shok. Ndoshta e teproj pak saqë e gjej veten diku nën krevat duke luajtur me kukulla. Këtë gjë e ka familja. Nuk ka asgjë në jetë që mundohem me e krahasuar me dashurinë dhe gjithçka rreth çikave të mia, krejt çmimet, hitet, besomë që do i kisha quajtur mbeturina për një teshtimë të vajzës time”, tha reperi.

Tutje Festimi zbuloi se Gresa i ka thënë të mos heq kurr dorë nga muzika duke zbuluar edhe historinë e tyre të dashurisë.

“Gresa është fanse e imja. E kam pasur shoqe së pari që prej kur ishim fëmijë. Familjen e saj e kam njohur para se të lidhesha me të. Në këtë rast, nuk kemi filluar rastësisht, ka qenë shumë e natyrshme, ka qenë diçka prej Zotit. Ishte gjithmonë në rresht të parë të publikut sa herë kemi kënduar në Prishtinë.

Sa herë që ka dikush që kujdeset për vajzat, Gresa do me qenë aty ku jemi unë dhe Kresha…Më tha: Mos e lini muzikën se nuk kam njeri kë me dëgjuar. Vetëm për ty do të bëjmë një album. Kemi filluar jemi në mes të punës.“, tha Lyrical Son.

Ndër të tjera, Lyrical Son foli dhe për raportin që ka me MC Krshën, duke thënë se ata të dy janë janë.

“Unë dhe Kresha jemi një. Është sikur të thuash ka bashkëpunuar Shqipëria dhe Kosova për të mbrojtur flamurin kuq e zi.”, ishin fjalët e tij.


You may also like