Greqia në alarm, pritet rikthimi i zjarreve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa pjesë të Greqisë janë në gatishmëri të lartë pasi temperaturat ekstreme dhe erërat e forta kërcënojnë të rikthejnë zjarre edhe më shkatërruese.

Paralajmërimet për rrezikun ekstrem nga zjarri janë lëshuar për disa rajone në Greqinë jugore, duke përfshirë zonat rreth Athinës.

Kryeqyteti ka parë temperatura të larta gjatë verës – këtë javë ato do të shkojnë afro 40 gradë.

Dhjetëra zjarre shpërthyen në fundjavë, duke bërë që mijëra banorë të evakuohen.

Një nga frontet më të këqija të zjarrit është afër qytetit port të Alexandroupoli, afër kufirit verilindor me Turqinë.

Zjarret atje digjen prej disa ditësh dhe 13 komunitete pranë qytetit u evakuuan “për sigurinë e qytetarëve”, tha në një deklaratë shërbimi zjarrfikës i Greqisë.

Gjithashtu ka zjarre që digjen në rajonin lindor të Rodopit dhe në qytetin verior të Kavalës.

Franca, Qiproja dhe Rumania kanë dërguar përforcime për zjarrfikësit grekë.

Një person mendohet të ketë vdekur deri më tani si pasojë e zjarreve të fundit.

Sipas mediave lokale, një burrë 80-vjeçar u rrëzua teksa rrekej të shpëtonte delet e tij nga flakët në rajonin qendror të Boeotias, në veri të Athinës.

Zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, por shkencëtarët e kanë lidhur frekuencën dhe intensitetin në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit, me ndryshimet klimatike.

You may also like