ATHINË, 11 gusht /ATSH-ANA/ – Një zjarr ka nisur sot pasdite në një zonë me tokë bujqësore dhe pyjore në Varnavas, Atikë.
Sipas zjarrfikësve, në zonë ka banesa të shpërndara.
Sipas përditësimit të fundit të zjarrfikësve, një forcë prej 165 zjarrfikëse, me nëntë ekipe në këmbë dhe 30 automjete, shtatë avionë zjarrfikës dhe pesë helikopterë janë vendosur për të shuar flakët.
Në një mesazh nga numri i urgjencës 112, banorët e Varnavasit janë udhëzuar të evakuohen drejt Gramatikos dhe Kapandritit.
Dy mesazhe të njëpasnjëshme u dërguan më pas nga numri i urgjencës 112 pak para orës 17:00 të së dielës, duke urdhëruar evakuimin e më shumë zonave pranë Varnavas. Mesazhi i parë kërkonte evakuimin e Monastiri Panagias, duke u thënë banorëve të drejtoheshin drejt Grammatikos, ndërsa një mesazh i dytë pak minuta më vonë u thoshte banorëve të Vothona, Kalentzi dhe Pourithi që të evakuoheshin drejt Marathonas.
Policia ka mbyllur rrugët në zonën e Varnavasit, duke penguar lëvizjen e trafikut në drejtim të Varnavasit në rrugën rurale Kapandriti-Varnavë, rrugën rurale Grammatiko-Varnavë dhe rrugën rurale të plazhit të Varnavës.
Një zjarr në pyll filloi po sot pasdite në rajonin Aigerouses të Megara.
Një forcë prej 48 zjarrfikësish me dy ekipe, 13 automjete, dy aeroplanë zjarrfikës dhe dy helikopterë, njëri prej të cilëve për qëllime koordinimi, u vendosën për të shuar flakët me ndihmën e vullnetarëve, kamionëve të ujit të autoriteteve lokale dhe makinerive të gërmimeve./ a.jor.