GREQI – Stuhi të reja godasin vendin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ATHINË, 29 janar /ATSH-ANA/ – Një front i ri me stuhi goditi Greqinë sot duke sjellë shi në perëndim dhe veri të vendit dhe reshje dëbore në male.

Shërbimi i Observatorit Kombëtar të Athinës tha se fenomenet do të përmirësohen gradualisht në veri, por do të prekin fuqishëm pjesët qendrore dhe jugore të Greqisë që nga mesdita e së shtunës si ishujt Cikladhes, Kretën, Peloponezin, Egjeun Lindor dhe ishujt Dodekanisi.

Përveç kësaj, zona të caktuara do të përjetojnë fenomene më intensive si reshje të dendura dëbore në ishullin Evia dhe Peloponez.

Reshje dëbore priten edhe në pikat më të ulëta të Greqisë Qendrore dhe Thesalisë.

Erëra të shpërndara, por me furtunë të fortë priten në Egjeun Jugor gjatë natës së së shtunës deri të dielën./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like