Greqi/ Miratohet mes protestave ligji për privatizimin e pjesshëm të Sistemit Kombëtar të Shëndetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me pankarta në duar dhe duke hedhur parrulla, punonjësit e shëndetit publik grek kanë protestuar mesditën e së enjtes përpara parlamentit grek kundër një projekt-ligji që lejon mjekët e Sistemit Kombëtar të Shëndetit të punojnë edhe privatisht, duke shfuqizuar kontratat e tyre ekskluzive në spitalet publike.

Projektligji, sipas qeverisë,  lejon punësimin me kohë të pjesshme edhe të mjekëve privatë  në spitalet publike dhe  cilësohet si një përpjekje për të ulur shpenzimet publike për shëndetin.

“Ligji shfuqizon parimin themelor themelor të sistemit kombëtar shëndetësor, që është punësimi me kohë të plotë dhe ekskluziv i mjekëve”, u shpreh Michalis Giannakos nga Federata e Punonjësve të Spitaleve Publike.

Federatat e punëtorëve në spitalet publike kërkuan anulimin e menjëhershëm të projektligjit “përbindësh” siç e karakterizojnë, për të cilin kanë shprehur kundërshtimin e tyre edhe eksponentë të Demokracisë së Re, por edhe Shoqata Mjekësore e Athinës, bordi i së cilës është kryesisht mbështetës i qeverisë konservatore.

“Kërkojmë anulimin e projektligjit, ky është qëndrimi ynë. Ne e kemi diskutuar çdo nen individualisht dhe besoj se nuk duhet të aprovohet”, tha Matina Pagoni, kryetare e Sindikatës së Mjekëve Spitalorë.

Ndërkohë brenda parlamentit pas një debati që kishte filluar që të mërkurën ku qeveria është kritikuar ashpër nga të gjithë përfaqësuesit e partive opozitare, projektligji është miratuar me 156 votat e shumicës së deputetëve të partisë në fuqi.

Në një moment kur debati politik në vend ,për çështje të ndryshme po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë, zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar se  pranvera do të jetë stina e zgjedhjeve të përgjithshme në vend, duke hapur pak a shumë edhe zyrtarisht fushatën elektorale e cila pritet të jetë tepër e zjarrtë.


Top Channel

You may also like