GREQI – Gjendet trupi i pilotit të avionit të rrëzuar, tjetri ende në kërkim

by admin
Spread the love

ATHINE, 30 janar /ATSH-DPA/ – Një nga dy pilotët grekë në bordin e një avioni luftarak që u rrëzua në detin Jon në perëndim të vendit u gjet sot i vdekur, ndërsa tjetri është ende i zhdukur, deklaruan autoritetet greke.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin trupin e një piloti nga ujërat e përmbytura disa orë pas rrëzimit, raportoi radio shtetërore ERT, duke cituar rojen bregdetare.

”Shpresat për të gjetur gjallë pilotin e zhdukur janë duke u pakësuar”, theksuan ekspertët.

Incidenti u raportua kur pilotët e një avioni tjetër grek panë aeroplanin F-4 Phantom 2 të rrëzohej në perëndim të gadishullit të Peloponezit, shtoi raporti.

Në momentin e rrëzimit, pilotët e avionit të rrëzuar po praktikonin fluturim të nivelit të ulët.

Sipas ministrisë së mbrojtjes të Athinës, incidenti nuk lidhet me tensionet midis Greqisë dhe Turqisë. Shtetet e NATO-s kanë debatuar për të drejtat sovrane në Egje dhe Mesdheun Lindor për dekada. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like