GREQI – Fërmerët nisin protestat

by admin
Spread the love



SELANIK, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Rruga shtetërore Athinë-Lamia u mbyll në të dy drejtimet nga një bllokadë e fermerëve të cilët iu bashkuan protestave të fermerëve, të cilat ditët e kaluara prekën edhe Greqinë, mes vendeve të tjera evropiane.

Në protestë merrnin pjesë 50 traktorë dhe 70 persona, raporton Kathimerini. Sipas transmetuesit Ert, qarkullimi i makinave po devijohet në rrugë dytësore.

Protestat e fermerëve kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e shtatorit të kaluar pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Mëngjesin e sotëm kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua me fermerët që organizuan protesta në Vonicë të Etolisë.

Zëdhënësi i protestës ka kërkuar ndër të tjera masa mbështetëse të menjëhershme nga qeveria, uljen e kostove të prodhimit dhe krijimin e projekteve infrastrukturore në fshat.

“Ju e dini shumë mirë se mbështetja e sektorit primar është prioriteti ynë kryesor politik. Unë i di problemet. Ne jemi gjithmonë të hapur për të parë se çfarë mund të bëjmë më mirë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë evropian’’, theksoi Mitsotakis.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakQeveria miraton përgjegjësitë dhe si do të organizohet Agjencia e Inteligjencës Financiare


You may also like