GREQI – 30 të arrestuar gjatë përleshjeve të dhunshme me policinë

by admin
Spread the love

ATHINË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Mbi 30 persona janë arrestuar në Greqi gjatë trazirave që pasuan protestat, fillimisht paqësore, kundër dhunës policore.

Sipas policisë, Athina dhe Selaniku janë përfshirë nga trazirat.

Gjatë përleshjeve mes ekstremistëve të majtë dhe policisë u hodhën mjete plasëse dhe gurë.

Policia përdori gaz lotsjellës.

Edhe gazeta “To Proto Thema” raportoi se nga përleshjet janë plagosur 10 policë. Nuk ka ende informacion për të plagosur nga ana e demonstruesve.

Protestat u zhvilluan në kujtim të një 15-vjeçari që u qëllua për vdekje nga një oficer policie në vitin 2008.

Protestuesit dolën në rrugë, në periferinë e Athinës, Menidi, në përkujtim të një adoleshenti rom 16-vjeçar u qëllua në kokë dhe u plagos rëndë nga një oficer policie të hënën, pasi u largua nga një pikë karburanti me makinën e tij pa paguar.

“Gjendja e tij mbetet kritike, ndërsa oficeri është arrestuar”, sipas burimeve.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like