Grenelli në të njëjtën linjë me Putinin: Nuk duhet të zgjerohet NATO!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish i dërguar special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenell ka kundërshtuar idenë për zgjerimin e shteteve të NARO-së, shkruan IndeksOnline.

Ai e arsyetoj këtë duke thënë se anëtarët aktual nuk po i kryejnë obligimet e tyre të zotimit të Uellsit.

“Ne NUK duhet të flasim për zgjerimin e anëtarësimit në NATO kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë as detyrimet e tyre të zotimit të Uellsit”,shkroi në një cicërimë në Tëtter Grenell.

Me këtë thirrje Grenelli dëshmoi se është në të njëjtën linjë të mendimeve me presidentin rus, Putin.

Kujtojmë se, Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka bërë thirrje NATO-s që të mos zgjerohet në Ukrainë apo në ndonjë ish-republikë tjetër sovjetike.

Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën e mbrojtjes së NATO-s për të minuar Rusinë. Njësoj sikur Putin, edhe Kina ka akuzuar NATO-n se përkrah një ideologji të Luftës së Ftohtë.

Ndryshe, ditë më parë Finlanda dhe Suedia kanë thënë se shumë shpejt do të aplikojnë për tu anëtarësuar në NATO, gjë e cila s’i pëlqeu fare Putinit.

Rruga PRess

You may also like