Grekët vazhdojnë protestat/ Në Athinë e Selanik ngrihen sërish për aksidentin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

12 ditë pas aksidentit më të madh hekurudhor të vendit, qeveria greke me anë të një njoftimi të Ministrisë së Financave, ka bërë me dije dëmshpërblimet për familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga kjo ngjarje tragjike.  

Konkretisht, midis të tjerash është vendosur, një pension i veçantë prej 1660 euro (4 herë më tepër se pensioni kombëtar pa taksa) për një prej anëtarëve të familjes së viktimave ose të të plagosurve që kanë pësuar paaftësi të përhershme mbi 50% për shkak të aksidentit, hiqen gjithë detyrimet financiare në banka apo tatim taksa (prindërve, bashkëshortëve ose personave që kanë lidhur marrëveshje bashkëjetese, fëmijëve dhe vëllezërve apo motrave) të të ndjerit, apo të personave që kanë pësuar paaftësi të përhershme mbi 50% i jepet e drejta e emërimit në Sektorin Publik një anëtari të familjes të të ndjerit, apo të plagosurve me paaftësi të përhershme mbi 50%. deri në shkallën e dytë të lidhjes familjare.

Gjithashtu, u ofrohet të plagosurve dhe të afërmve të viktimave nëse dëshirojnë ndihma juridike falas, ndihmë psikologjike si dhe përkujdesi spitalor falas. Të gjithë studentët që ishin pasagjerë në tren kanë të drejtën e transferimit në universitetet pranë qyteteve të tyre, ose u paguhet bursa nga shteti deri në përfundim të studimeve. Kompensimet qeveritare janë të pavarura nga ato që është e detyruar të japë kompania Hellenic Train, ndërsa do të ketë një kornizë të mbështetjes morale dhe psikologjike, ka theksuar kryeministri grek në takimin me presidenten e vendit.

“Ajo që kemi detyrim të bëjmë është që të sigurojmë, për sa i përket qeverisë, që hetimi për shkaqet e aksidentit të kryhet me transparencë absolute dhe me shpejtësinë më të madhe të mundshme për vënien e drejtësisë”, u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa hetimet me personelin e stacionit të Larisës vazhdojnë, Autoriteti kundër Pastrimit të Parave ka urdhëruar një hetim të thelluar 15-vjeçar për të gjithë personat që kanë qenë në pozicione përgjegjësie pranë operatorit shtetëror të hekurudhës dhe filialeve të saj si dhe  kompanisë HELLENIC TRAIN gjatë periudhave kur janë  nënshkruar kontratat për sistemet e sigurisë, disa prej të cilave nuk u zbatuan kurrë.


Top Channel

You may also like