Graniti kërkon sërish që të vij në shtëpi ish e dashura e tij

by admin
Spread the love

Të martën mbrëmë një banor do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, në nomin janë Monika, Iliri, Sara dhe Graniti.

Ditën e sotme, Graniti ka kërkuar të bisedojë me Fifin dhe të rrëfehet pasi që mendon se ai do të jetë që do të largohet të martën.

Këngëtarja e këshilloi ish-futbollistin që të jetë më aktiv pasi që tani në shtëpi kanë hyrë edhe dy miqtë e tij, DJ PM dhe DJ Dagz.

Por ai përsëri u shpreh se në këtë shtëpi nga ana banorëve është në “sy të keq”, pasi që sipas tij banorët mendojnë që ai është një lojtar, por Graniti përsëri kërkoi që të hyjë ish e dashura e tij në shtëpi.

Kujtojmë, se të premten në shtëpinë e “Big Brother” erdhi një letër dedikuar Granitit nga ish e dashura e tij, e që edhe gjatë javës së kaluar ai kishte kërkuar që ajo të vinte në shtëpi si një banore apo të kishte një takim.


You may also like