Graniti debaton me Sheilën për një pjatë me fruta – Shqip

by admin
Spread the love

22:49 | 24 Tetor 2021

Një debat është zhvilluar mbrëmjen e sotme mes Granitit, Sheilës dhe Semit.

Semi kërkoi nga Graniti të përgatiste një pjatë me fruta por një batutë e Sheilës e devijoi këtë marrëveshje.

“Po e përgatit me shumë dashuri për Semin”,-tha Sheila gjë e cila e nervozoi tepër Granitin.

Ky i fundit vendosi që si “hakmarrje” pjatën e përgatitur t’ja dhuronte Fifit. Kjo gjë i hapi “rrugën” një debati të gjatë që do të ndodhte më pas.

Disa shkëmbime nga biseda e plotë:
Semi: Më ofendove që ike ashtu. Unë ta kërkova dhe nuk kishe pse ia lije Fifit
Graniti: Ju nuk talleni dot me mua
Sheila: Ishte shaka, po tregohesh shumë i vogël që reagove ashtu për një shaka

Lajme interesante

You may also like