Granada luan tenis me Mallorcan e Muriqit, Uzuni shënon të parin në LaLiga

by admin
Spread the love

Një ditë më parë Kristjan Asllani shënoi golin e parë në Serie A, ndërsa sot një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare ka gjetur rrjetën për herë të parë në një kampionat të fortë si LaLiga.

Myrto Uzuni realizoi golin e pestë për skuadrën e Granada, që mposhti në transfertë 6-2 Mallorca. Një sfidë finale, për qëndrimin në LaLiga dhe tani ekipi i Uzunit ka dalë dy pikë mbi ta.

Në fushë nga fillimi ishte edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili dha asistin e golit të barazimit 1-1, shënuar nga Sevilla në minutën e 28-të. Sa i takon Uzunit, ai u aktivizua në minutën e 62-të.

LALIGA – JAVA 35

Mallorca-Granada 2-6
Shënues:
Sevilla 28’, Raillo 58’ / Suarez 6’, Escudero 46’, Puertas 55’, Molina 69’, 90’, Uzuni 78’

Foto: Granada CF, Twitter

You may also like