Grabitje në Prizren: Gruas ia bëjnë me thikë në trup numrin 0003 dhe një zemër të vogël, i vjedhin stoli në vlerë 10 mijë euro

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme, një grabitje ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Sipas informacioneve që posedon Klan Kosova, zonja e shtëpisë ku ka ndodhur grabitja ka qëndruar për disa orë e lidhur për një karrige nga kryesit e veprës, ku më pas i kanë gdhendur me një mjet të mprehtë numrin 0003 dhe një figurë, zemër të vogël dhe sipas bashkëshortit të saj, grabitësit kanë marrë një sasi ari në vlerë prej 10 mijë euro.

Hetuesi i rastit nga Policia e Kosovës, Fitim Haxhifazliu tha për Klan Kosovën se janë duke punuar për rastin dhe konfirmohet se në trupin e viktimës ka pasur një gdhendje të tillë, teksa tha se janë disa ekipe në terren të cilat po punojnë në zbardhjen e rastit.

“Mbrëmë kemi pranuar informatën për grabitje. Jemi duke punuar për rastin dhe konfirmohet se në trupin e viktimës ka pasur një gdhendje të tillë”.

“Për momentin i kemi disa ekipe në terren për të analizuar incizimet të cilat i posedojmë nga vendi i ngjarjes dhe jashtë vendit të ngjarjes në një perimetër pak më të gjerë. Për momentin i kemi ekipet e sektorit rajonal të hetimeve të cilat i vëzhgojnë të gjitha kamerat, sepse incizimi është pak më i gjatë sepse i kemi parë pak më herët që të arrijmë tek versioni i hetimeve dhe për t’i zbuluar kryesit e krimit”, është shprehur Haxhifazliu.

Tutje, sipas tij, numri i gdhendur në trupin e viktimës, dyshohet të jetë pasi që bashkëshorti i saj i ka dikujt borxh një shumë parash në vlerë 30 mijë euro.

“Për momentin nuk ka të dyshuar dhe të arrestuar, por të gjitha ekipet janë në terren për të arritur tek të dyshuarit”, është shprehur Haxhiufazliu, njofton Klankosova.tv.

You may also like