Grabitje e armatosur në Podujevë, hajnat përleshen me viktimat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në një shtëpi në Podujevë, njofton policia.

Sipas policisë, tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda një shtëpie me ç’rast janë përleshur fizikisht me dy viktimat.

Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku më pas në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja plumbash.

Në këtë situatë, të dyshuarit kanë arritur ta vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen.

Vetura është gjetur e djegur në Lipjan.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE GRABITQARE/Podujevë 23.10.2021 – 04:30. Dy viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Të dyshuarit janë përleshur me viktimat. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit. Rasti është duke u hetuar.

You may also like