PSG mori një barazim të vuajtur me shifrat 1-1 përballë Njukasëll në një ndeshje ku dominoi, por nuk po gjente dot rrugën e rrjetës. Goli erdhi vetëm në shtesën e sfidës, kur gjyqtari, me ndihmën e VAR-it dha një penallti për skuadrën parisiene, pas një prekje topi me dorë të Livramentos.
Në Angli mendojnë se vendimi i gjyqtarit ishte më i gabuari i mundshmi, për shkak të dinamikës së aksionit. “Çfarë duhet të bëjë Livramento me krahët e tij? T’i lidhë pas shpine? Unë jam shumë i inatosur. Lojtarët dhanë gjithçka në fushë dhe duhej të kishte qenë një nga ato fitoret historike. Njukasëllin e grabitën sot”, tha për “TNT Sports” Xhërmein Xhenas, ish-mesfushori i Anglisë.
SHIH VIDEO
Edhe ish-sulmuesi dhe trajneri skocez, Elli MekKoist, është i të njëjtit mendim. “Ky është një turp. Topi godet Livramenton në gjoks dhe shkon në bërryl. Kjo nuk është absolutisht asnjëherë një penallti. Nëse do hapim penallti për këtë, atëherë është një turp”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL