Grabitet dhe vritet ish-futbollisti – Top Channel

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-futbollisti i Zimbabvesë, Charles Yohane, është vrarë në moshën 48-vjeçare, teksa i grabitën makinën.

Mbrojtësi Yohane ishte pjesë e ekipit të Warriors në debutimin e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës në 2004.

Pas daljes në pension, Yohane kishte punuar në Johannesburg si trajner futbolli dhe shofer taksie. Trupi i tij u gjet në Soëeto të hënën, megjithëse besohet se ai vdiq të shtunën në mbrëmje.

“Ai u rrëmbye, i morën makinën dhe e qëlluan në kokë”,-tha vëllai i tij Lewis për “BBC Sport”.

Yohane u transferua nga Zimbabve në Afrikën e Jugut në vitin 1996 dhe luajti për skuadrën e ligës së parë Wits, duke u bërë kapiten dhe duke arritur një rekord me 268 paraqitje nga 1997 deri në 2006.


Top Channel

You may also like