Grabitësit në Kaliforni vjedhin bixhuteri në vlerë $100 milionë nga furgoni i blinduar (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një bandë grabitësish në jug të Kalifornisë kanë vjedhur miliona dollarë në bixhuteri e gurë të çmuar nga një automjet i blinduar sigurie javës që shkoi, pranonin sot zyrtarët.

Brandy Swanson, drejtor i shfaqjes ndërkombëtare të bizhuterive në San Mateo, në jug të San Francisco, tha se objektet e rralla të vjedhura arrinin në vlerë më shumë 100 milionë dollarë.

Dana Callahan, zëdhënsja e grupit të sigurisë Brink konfirmoi se malli i cmueshëm ishte ngarkuar në një prej furgonëve të tyre pas një ekspozimi më 10 korrik, dhe u grabit gjatë rrugës për të Los Angeles.

Swanson tha se 25 deri në 30 çanta me xhevahirë ishin vjedhur dhe se “18 viktima të grabitjes” kishin raportuar humbje të konsiderueshme pas saj.

Por Callahan, vinte në dyshim shifrën e llogaritur.

“Sipas informacioneve që na u dhanë para ngarkimit të objekteve, vlera totale e tyre nuk i kalonte  $10 milionë,” tha grupi Brink në një deklaratë. “Ne po punojmë me autoritetet e sigurimit të ligjit dhe të gjithë klientët do të rimbursohen në vlerën e mallrave të tyre të vjedhura, sipas kushteve të kontratës me ne”.

Swanson shtoi se operatorët e bizhuterive shpesh sigurojnë asetet e tyre në vlera më të vogla se realja prej kostove të larta të mbulimit.

“Në këto raste dalin më vonë dhe mospërputhje. Shumë njerëz kanë humbur pasurinë e gjithë jetës së tyre” tha Swanson.

Laura Eimiller, zëdhënëse e FBI ne Los Angeles, tha se grabitja u bë pranë qytetit të shkretëtirës Lancaster, teksa kamioni ecte nga një event në San Mateo drejt qendrës së konventave Pasadena.