Gostivarasi Memedi transferohet në Turqi te Antalyaspor

by admin
Spread the love

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Admir Memedi karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi te  skuadra e Antalyasporit.

Lajmi është bërë i ditur nga sajti zyrtar i skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje. 30-vjeçari, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut me skuadrën turke ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Memedi së fundmi ishte pjesë e Volfsburgut në Bundesligë, aty ku kishte luajtur edhe me Bajer Leverkusenin dhe Frajburgun, ndërsa kishte bërë karrierë gjithashtu edhe në Ukrainë te Dinamo Kievi dhe në Zvicër, aty ku edhe kishte filluar karrierën te skuadra e Vintertur dhe më pas te Cyrihu.

Antalyaspor aktualisht drejtohet nga Nuri Shahin, i cili gjithashtu kishte bërë karrierë në Gjermani dhe njeh mirë kualitetet e Memedit.

Pikërisht me Memedin në skuadër, Antalyaspor shpreson të shpëtojë sezonin në Superligën turke, aty ku renditet në pozitën e 15-të me 22 pikë, vetëm 4 pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë në futbollin turk.

Lexo lajme interesante

You may also like