Gorani: Qeveria po sulmon e fajëson që të mbrohet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Opinionisti Dukagjin Gorani thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po sulmon e fajëson në mënyrë që të mbrohet. Sipas Goranit, nëse qasja e qeverisë nuk është agresive, ajo është defansive.

Gorani thotë se kryeministri obligohet të jetë i të gjithëve dhe jo vetëm i atyre që pajtohen me të.

“Nëse s’është qasje agresive atëherë është gjithsesi qasje defansive. Është një lloj i të folnes që përdoret nga ana e qeverisë e cila e folme e thekson gatishmërinë për me u mbrojt edhe procesin e mbrojtjes së vetëvetes me e ndërtuar përmes fajësimit. Kjo është qasje defansive’, thotë Gorani.

“Kjo nuk është kah e lehtëson qasjen e qeverisë dhe dorën në zemër nuk është kah e lehtëson as pozicionin e kryeministrit. Ky lloj i qasjes ndaj komunikimit publik përmes theksimit dhe përkufizimit të idesë që na jemi shoqëri e ndarë dhe jemi shoqëri lehtë e përkufizueshme në ne dhe ata. Kjo formë që u përdor pas zgjedhjeve lokale dhe mandej e pashë edhe në intervistë në atë institutin në Austri, ke e folnja e përsëritur me qëndrime të njëjta dhe ajo është lehtësia dhe gatishmëria me e nda shoqërinë në ‘ne’ dhe ‘ata’”, theksoi Gorani.

“Qeveria e ka obligim të jetë e të gjithëve e edhe atyre me të cilët nuk pajtohesh. Kryeministri e ka obligim me qenë i të gjithëve dhe sidomos të atyre me të cilët nuk pajtohet. Ky qëndrim defansiv që t’i je i gatshëm vetën me përjetuar si qeveri të vetëm një pjese të shoqërisë edhe që je i gatshëm me përjetuar qeverisjen si vetëm e drejtë e një subjekti, ose e një koncepti politik edhe partiak, jo përpjekje me e kapërcyer atë barrierën e ndasive partiake dhe me përjetuar vetën si qeverisje shtetërore’, shpjegon Gorani në emisionin Pressing.

‘Ky defansivitet i qeverisë tashmë u hetu edhe prej instancave të rëndësishme ndërkombëtare të cilët na historikisht kemi punë më së shumti, SHBA, Brukseli, Londra, Parisi”, shtoi ai.

You may also like