Goli i Ethemit i jep fitoren Istanbulspor, ditë e keqe për Salihun dhe Çokaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Valon Ethemi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kategorinë e dytë turke me skuadrën e Istanbulspor. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut shënoi golin e vetëm të këtij takimi duke i dhënë tre pikët ekipit të tij. Ai shënoi kundër Ankaragucu në minutën e 23-të të takimit.

Ndërkohë që fundjavë jo pozitive për shqiptarët e Lokomotivës së Zagrebit. Mesfushori Enis Çokaj u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 26 për shkak të një dëmtimi të pësuar.

Edhe Shqiptari tjetër, Hajdin Salihu u largua nga fusha e lojës disa minuta më vonë për shkak se u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. Ai u ndëshkua fillimisht në minutën e tetë me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 43 ai pa gjyqtarin ta ndëshkonte dhe me një tjetër karton të verdhë duke e larguar nga fusha e blertë. /oversport.tv

You may also like