Goli është kthyer në një makth, skuadrat e Superiores vuajnë për të gjetur rrugën e rrjetës

by admin
Spread the love

Në javën që sapo lamë pas në “Abissnet Superiore” ra në sy një problem që duket se shqetëson këtë sezon skuadrat e kampionatit shqiptar. Në 5 takime u shënuan gjithsej 5 gola, njësoj si në javën e 4-t të Superiores.

Mungojnë goleadat apo fitoret e thella në këto 11-të javë të para të kampionatit, ndoshta edhe për faktin se diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha, kjo tregohet qartë edhe nga rezultatet dhe renditja në tabelën e klasifikimit.

Erzeni tregon më së miri pragmatizmin e skuadrave këtë sezon, pasi me 8 gola të shënuar në 11 javë ka arritur të grumbullojë 17 pikë.

Gjithsesi kjo “thatësirë” golash duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjitha skuadrat, veçanërisht për ato që kanë synime të mëdha këtë sezon. Tirana që kryeson kampionatin ka shënuar më shumë nga të gjithë këtë sezon, 19 gola (10 gola Xhixha dhe 4 Hasani), Partizani ka shënuar 12 gola deri tani (5 gola Skuka), po aq sa Vllaznia (4 gola Marku).

Vetëm katër skuadra Tirana (+11), Egnatia (+3), Partizani (+1) dhe Kastrioti (+1) kanë golavarazh pozitiv në këto 11 javë kampionat. / Oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like