Goli briliant i Bersant Celinës po bën bujë të madhe edhe në mediat botërore: ‘A është tepër vonë për t’i dhënë çmimin Puskas?’

by admin
Spread the love

Mesfushori kosovar, Bersant Celina ka shkuar viral edhe në faqet e mëdha botërore, me golin kundër Crewwe, përcjell Insporit.

Celina realizoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij fundjavën që lamë. Ky gol, i dyti i Celinës për Ipswich, është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, duke kërkuar që çmimi për golin më të mirë t’i dhurohet atij për këtë vit.

Mediumi i madh botëror ‘ESPN’ ka shpërndarë golin e reprezentuesit kosovar, me mbishkrimin: A është tepër vonë për t’i dhënë Bersant Celina të Ipswich Town çmimin Puskas?

Bersant Celina i huazuar nga Dijon tek klubi anglez, Ipswich Town.

You may also like