Golf 8 GTI i ri, i blinduar, i reziston armës dhe AK 47-tës, çmimi i tij “xehër”

by admin
Spread the love

Kompania afrikane e specializuar në blindimin e veturave, ka gati projektin e ri të blindimit të modelit të ri të Volkswagen Golf 8 GTI. Xhamat, dyert, ulëset dhe gjithçka tjetër do të jetë e mbështjellur me fije të blinduara në këtë model.

Sipas këtij standardi, makina duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë zjarrit, pistoletës, pushkës dhe sulmit nga AK 47.

Armormax Golf 8 GTI nuk ka shtuar shumë peshë gjatë përgatitjes, vetëm rreth 180 kilogramë më shumë.

Kompania ka njoftuar se tashmë ka regjistruar disa porosi për Golf 8 GTI të blinduar.

Armormax beson se ky model duhet të gjejë marrës kryesisht në fushën e sigurisë private, ose për forcat e rendit që mund ta përdorin atë si një mjet ndërhyrjeje të shpejtë.

Çmimi i këtij modeli të Golfit do të jetë 99 mijë euro.

/GazetaSinjali/

You may also like