Goleadë për kreun, Dinamo thellon krizën e Lushnjes

by admin
Spread the love

Kategoria e Parë rikthehet me një supersfidë në Oversport dhe Tibo. Dinamo shkatërron Lushnjën 5-0, ngjitet e vetme në krye të renditjes dhe thellon akoma më shumë krizën e lagunarëve.

Kryeqytetasit i mbyllën llogaritë e këtij takimi që në pjesën e parë duke shënuar në portën e lushnjarëve tre herë. Protagonisti i Dinamos ishte padyshim sulmuesi Denilson që shënoi dy herë, për golin e tretë mendoi Indrit Prodani.

Dominimi i “bluve” vazhdon edhe në pjesën e dytë aty ku e lanë. Samake dhe Danaj dërguan shifrat në 5-0 në favor të Dinamos në vetëm dy minuta lojë.

Një debutim jo aq i mirë për teknikun e ri të Lushnjes ,Blerim Hasalla. Ky i fundit nuk arriti të bënte më shumë në këtë debutim se ish-trajneri i lushnjarëve ,Edlir Tetova.

Me këtë fitore Dinamo pozicionohet në vendin e parë të renditjes së Kategorisë së Parë, 3 më shumë së Flamurtari. Nga ana tjetër thellohet kriza për Lushnjen që gjendet në vendin e parafundit të tabelës. /oversport.tv

You may also like