Goleadë në “St. James’ Park”, Newcastle ndal vrullin e Manchester City

by admin
Spread the love

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në “St. James’ Park”, aty ku vendasit e Newcastle kanë barazuar 3-3 me Manchester City, kampionët në fuqi të Anglisë.

Miqtë zhbllokojnë shumë shpejt sfidën me Gundogan, por “qymyrxhinjtë” përmbysin gjithçka në pjesën e parë falë golave të Almiron dhe Wilson.

Në fillimin e pjesës së dytë Kieran Trippier shënon golin e tretë për Newcastle. I menjëhershëm ka qenë reagimi i City që barazon shifrat, duke shënuar 2 gola të shpejt brenda 4 minutave.

Ndonëse ka edhe 30 minuta lojë dhe skuadrat mundohen që të fitojnë ndeshjen, nuk ndryshon rezultati i kësaj sfide. Vjen ndalesa e parë në kampionat për djemtë e Guardiolës. / Oversport.tv

Foto: Newcastle United FC Twitter

You may also like