Goleada ndaj Burrelit ngjit Dinamon në krye, Skënderbeu befasohet në fund

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dinamo triumfon me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Burrelit dhe merr kryesimin në Kategorinë e Parë, me 7 pikë pas tre javëve të para.

Blutë e kryeqytetit konfirmojnë edhe njëherë faktin që janë pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në elitë, teksa ndaj matjanëve dominuan totalisht.

Ersil Ymeri shënoi golin e avantazhit në minutën e 28’, ndërsa Denisson dyfishoi shifrat në shtesën e pjesës së parë. Më pas në pjesën e dytë Dinamo shënoi edhe tre herë të tjera, me brazilianin Denisson dhe Taulant Markun, me të dy të fundit që kompletuan dopieta personale.

Zhgënjen sërish Skënderbeu, që pas tre javëve të para numëron vetëm dy pikë, pasi ka barazuar dy ndeshjet e para dhe humbur pasditen e sotme në transfertën ndaj Orikut. Korçarët u ndëshkuan në shtesë, në transfertën ndaj Orikut, ku nuk mungoi as tensioni, pasi Tahiraga për vendasit dhe Ago e Zguro për miqtë, u ndëshkuan me kartonë të kuq.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like