Gold AG i mërzitur në përvjetorin e babait

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka humbur të atin shumë vite më parë.

Ai së fundmi e ka përkujtuar me një postim në rrjete sociale duke qenë se janë bërë 29 vite që nga vdekja e tij.

Arian Agushi (emri i vërtetë i artistit) thotë se ka mall të madh për të ndjerin, por që dhimbjen për të e mund krenaria.

“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli. O veç një herë me të pa bre këta sy t’i çmalli. Për çdo namaz bre babë po bëj dua që të takohemi në xhenet e kurrë të mos ndahemi”, tha ai.

“29 vite pa ty baba. Sa të mëdha janë malli e mërzia, por dhimbjen për ty e mund krenaria. 14 dhjetor 1992/2021”, ka vazhduar më tej reperi.

Krahas kësaj, Gold AG po vazhdon të jetë një baba mjaft i përkushtuar ndonëse ka vetëm një djalë të quajtur, Gueril.

Ai erdhi në jetë vitin e kaluar, gjegjësisht më 28 Nëntor 2020.


You may also like