Golat dhe paraqitjet e mira rrisin vlerën e kartonit të sulmuesit të Interit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lautaro Martinez po rikthehet të jetë protagonist tek Interi, ku pas një momenti jo të mirë, ka filluar të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës.

Sulmuesi argjentinas i zikaltërve ka lënë shenjën e vet në 2 ndeshjet e fundit në kampionat (ka shënuar kundër Romës dhe Spezias) si dhe në derbin e Kupës kundër Milanit (shënoi një 2 golësh).

Paraqitjet e mira të kohëve të fundit kanë rritur vlerën në treg të “demit”, që tashmë vlerësohet nga Interi 70-80 milionë euro.

Kujtojmë se Atletico Madrid dhe Tottenham kanë shfaqur interes për sulmuesin dhe në rast të një oferte të denjë zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë argjentinasin. / Oversport.tv

You may also like