Gol dhe rekord, Giroud gëzon Francën. Sulmuesi ndëshkon Poloninë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Franca dhe Polonia përballen për fazën e 1/8-tave në Kupën e Botës teksa “Gjelat” vijojnë misonin e tyre për të ruajtur statusin e Kampionëve të Botës në fuqi. Trajneri Didier Deschamps ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Upamecano dhe Varane ndërsa në mesfushë çelësat i besohen Rabiot me Tchouameni teksa përpara rreshtohen Dembele, Mbappe dhe Giroud.

Nga ana tjetër, edhe te Polonia aktivizohen titullarët e zakonshëm me Glik që udhëheq mbrojtjen, Zielinski në mesfushë dhe sigurisht Lewandowski në sulm.

Francë-Poloni 1-0

Kronika e ndeshjes:

44′ Gooooool! Franca kalon në avantazh, Giroud realizon dhe kalon Henry me 52 gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës

42′ Kounde luan me varëse e cila nuk është e lejuar, arbitrat e kuptojnë me vonesë, por tashmë e detyrojnë ta heqë

37′ Polonia kërcënon seriozisht, fillimisht me Zielinski dhe më pas me Cash, goditja e të cilit ndalet në vijën fatale nga Varane

35′ Mbappe “trullos” Cash, godet në portë por ndal Szczesny

29′ Gabojnë polakët me Griezmann që rikuperon, pason për Dembele dhe në fund Giroud nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë. Gjithsesi, aksioni ishte i parregullt për shkak të pozicionit jashtë loje të Dembele

20′ Kundërpërgjigjet Polonia me Lewandowskin, por goditja e sulmuesit nga distanca nuk gjen kuadratin e Lloris

16′ Janë sërish “gjelat” që rrezikojnë, Tchouameni rikuperon topin dhe më pas Dembele që niset me shpejtësi. Godet sulmuesi i Barcelonës, pret Szczesny në pozicion

13′ Franca jep sinjalin e parë, Tchouameni provon nga distanca, por Szczesny reagon mirë dhe grushton topin


Top Channel

You may also like