Goditje në sulm, Sassuolo dhe Venezia zyrtarizojnë afrimet e reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Venezia dhe Sassuolo kanë bërë nga një afrim për sulmin në ditën e fundit të merkatos. Nën urdhrat e teknikut Zanetti do të vihet sulmuesi kamerunas, Jean-Pierre Nsame.

Në komunikatën zyrtare të Venezias tregohen edhe detajet e marrëveshjes. Ai është afruar në formë huazimi deri në fundin e sezonit. Megjithatë, klubi italian ka të drejtën e blerjes përfundimtare.

Për sa i përket afrimit të Sassuolos, është blerë nga Catania sulmuesi i talentuar, Luca Moro. Megjithatë, ai do të qëndrojë te Catania deri në fundin e këtij sezoni. /oversport.tv

You may also like