Goditja ndaj Berishës! Klodiana Lala zbulon detajet tronditëse: E frikshme çfarë kishte mes turmës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të ftuarit në emisionin “Open” po diskutojnë në lidhje me sulmin e bërë sot nga 31-vjeçari Gert Shehu ndaj kreut të PD Sali Berisha. Gazetari Mentor Kikia u shpreh se dokumenti i lëshuar për të treguar se Shehu kishte probleme të shëndetit mendor nuk tregon asgjë dhe se nuk i beson. Ai u shpreh se vendimi duhet dhënë nga një komision mjekësor. Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala u shpreh se mes turmës ka pasur agjentë të sektorëve të ndryshëm që kanë dështuar të identifikojnë autorin dhe se e frikshme është që mes turmës mund të ketë pasur edhe persona të tjerë të skeduar apo rrezikshëm.

Pjesë nga debati:

Mentor Kikia: Dhuna politike, e destinuar të pjellë kaos. Nuk dua të besoj që ka nisur nga Rama që i ka thënë ministrit të brendshëm na gjej një agjent e kështu me radhë. Nëse do të ishte kështu do të ishte shumë e rëndë. Vërtetimi është totalisht kandidat i mirë për tu hetuar se vendimet për të shpallur një person të papërgjegjshëm janë detyrë e komisioneve, nëse janë vërtetimet gati e thjeshtë i plotësohet veç emër e mbiemër e adresa…

Klodiana Lala: Puna që ai bënte, punonte si shpërndarës picash, i skeduar nga policia, duhet parë mbi ç’kritere ishte punësuar dhe nëse kishte probleme në vendin e punës.

Pjesa më shqetësuese ka të bëjë me policinë, vetëm pak metra larg protestës po zhvillohet samiti, qindra agjentë të krimeve, vrasjeve, të sektorëve të ndryshëm, duhen hetuar punonjësit e policisë dhe struktura, se si një person i skeduar 9 afrohet Berishës apo secilitpolitikan? Nëse do ishte i armatosur ngjarja mund të shkonte edhe më keq se kaq. Unë isha një gazetare mes protestuesve. Policia ka detyrë të mbrojë sigurinë tonë. Kam parë dhjetra agjentë të shpërndarë mes turmës dhe detyra e tyre ishte të identifikojnë këto persona. Kemi pasur protesta dhe mund të vijojnë, imagjinoni në të gjitha rastet e protestave, në godina të larta ka patur snajperistë e punonjës policie dhe asnjë nuk e identifikoi. Mund të ketë pasur edhe persona të tjerë të skeduar.

Mentor Kikia: Ky nuk është dokument mjekoligjor, është një copë letër. Jo se komisionet do kishin bërë mrekulli sepse tre çereku i kriminelëve kanë dalë në liri pikërisht prej mjekëve.

Për çfarë mund ta përdorë, për të hipur në autobus pa biletë? Për cfarë mund ta përdorë një njeri i tillë një dokument të tillë.

You may also like