Goditi qëllimisht pengesën e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, arrestohet 19-vjeçari

by admin
Spread the love

Autoritetet në Uashington njoftuan se personi që tentoi të kalonte me një kamion të marrë me qira, pengesat që rrethojnë perimetrin e Shtëpisë e Bardhë, duke synuar të hyjë brenda, po përballet me disa akuza penale. Sipas tyre përplasja mund të ketë qenë e qëllimshme.

Policia e Parkut Kombëtar, bëri të ditur të martën identitetin e personit të arrestuar. Ai quhet Sai Varshith Kandula 19 vjeçar nga shteti i Mizurit.

Ai akuzohet se kërcënoi për të vrarë, rrëmbyer, ose lënduar presidentin, nënpresidenten, ose një anëtar të familjes së tyre, krahas akuzave të tjera.

Ngjarja ndodhi të hënën në orën 22 me orën lokale të Uashingtonit, në sheshin Lafayette, ngjitur me territorin e Shtëpisë së Bardhë. Shërbimi Sekret tha se gjatë incidentit askush nuk ishte plagosur.

Mediat amerikane njoftuan se në kamion, ishte gjetur ndër të tjera edhe një flamur me kryqin nazist.

“Sipas hetimeve paraprake shoferi i kamionit mund ta ketë goditur qëllimisht pengesën e sigurisë në sheshin Lafayette”, shkruante zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi në Twitter.

I dyshuari përballet gjithashtu me akuza për sulm me armë të rrezikshme, shkatërrim të pronës federale dhe përpjekje për të hyrë brenda saj pa leje.

Nuk dihet se ku ndodhej Presidenti Joe Biden në kohën e incidentit. Më herët të hënën në mbrëmje ai ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy.


Top Channel

You may also like