Goditi me grusht arbitrin, vjen edhe reagimi i Infantinos

by admin
Spread the love

 

Futbolli turk është përfshirë nga kaosi dhe kjo si pasojë e incidentit që ndodhi në fund të takimit Ankaragyçy-Rizespor, ku presidenti i klubit kryeqytetas hyri në fushën e lojës dhe goditi me grusht arbitrin e ndeshjes.

Ministri i Drejtësisë në Turqi, Jilmaz Tynç ka raportuar se Faruk Koca dhe dy të tjerë janë arrestuar për dhunë ndaj një zyrtari.

Kjo gjë solli gjithashtu dhe pezullimin e kampionatit deri në një kohë të pacaktuar.

Situata e ndodhur mbrëmjen e djeshme mori një vëmendje tejet të madhe mediatike, ku nuk mungoi as reagimi i presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino.

“Pa zyrtarë ndeshjesh, nuk ka futboll. Arbitrat, lojtarët, tifozët dhe stafet duhet të jenë të sigurt për të shijuar lojën.

U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet dhe të respektohet rreptësishtë në të gjitha nivelet”, tha numri 1 i organit më të lartë në futboll.

You may also like