“Godina e Partisë Demokratike po mbrohet nga Garda”, reagon Policia e Shtetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Shtetit ka mohuar që trupa të saj të kenë qenë të pranishëm në territorin e Partisë Demokratike, ashtu sikurse u shpreh më herët ish-kryeministri Berisha.

Përmes një reagimi për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se: “Nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik”.

Reagim i Policisë së Shtetit:

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.”-njofton Policia.

You may also like