GM nënshkruan dy marrëveshje për prodhimin e 1 milion makinave elektrike në vitin 2025

by admin
Spread the love

GM nënshkruan dy marrëveshje për prodhimin e 1 milion makinave elektrike në vitin 2025

GM njoftoi dy marrëveshje për të siguruar furnizim në afat të gjatë për litium nga Livent dhe materiale për prodhimin e katodave nga LG Chem, për të mbështetur qëllimin e saj për të prodhuar 1 milion automjete elektrike në vitin 2025.

Litiumi përdoret në katodën e baterive litium-jon. Bëhet fjalë për një mineral të rëndësishëm, mjaft të zakontë në Tokë, por duhet përpunuar në cilësinë e baterisë që të jetë i dobishëm për prodhimin e qelizave për bateri, i cili shihet si pengesë për automjetet elektrike.

Disa shtëpi automobilistike po angazhohen drejtpërdrejt për t’u siguruar furnizuesve të tyre bateri me hidroksid litiumi cilësor, në mënyrë që të garantojnë vëllimin e baterive të nevojshëm për të mbështetur objektivin në afat të gjatë për të prodhuar automjete elektrike në seri.

GM është një prej këtyre shtëpive automobilistike dhe sot njoftoi dy marrëveshje të rëndësishme që të sigurojë katoda për të arritur kapacitetin e prodhimit të 1 milion automjeteve elektrike në vitin 2025.

Në një afat të shkurtër, ajo ka një marrëveshje të re me LG Chem për furnizimin e materialeve aktive për katoda (Cathode Active Material – CAM) për sipërmarrjen e përbashkët Ultium Cells nga viti 2022 deri më 2030.

Falë marrëveshjes së furnizimit në afat të gjatë, LG Chem parashikon të furnizojë GM me më shumë se 950 mijë tonë CAM duke nisur nga gjysma e dytë e vitit 2022 deri më 2030, të mjaftueshme për rreth 5 milionë njësi prodhimi për automjete elektrike. CAM i blerë nga GM do të përdoret nga Ultium Cells LLC, një sipërmarrje e përbashkët mes GM e LG Energy Solutions, në impiantet e saj për qeliza për bateri në Warren, Ohio; Spring Hill, Tennessee; dhe Lansing, Michigan.

Marrëveshja e dytë e njoftuar sot nga GM nis nga viti 2025, për të siguruar hidroksid litiumi për bateri nga Livent.

Livent do t’i sigurojë GM hidroksid litiumi për bateri, për një periudhë 6-vjeçare duke nisur nga viti 2025. Gjatë marrëveshjes, Livent do t’i sigurojë gjithnjë e më shumë hidroksid litiumi për bateri GM nga impiantet e saj të prodhimit në SHBA, me synimin për të zhvendosur në Amerikën e Veriut 100% të përpunimit të hidroksidit të litiumit.

/ Electrec


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Lexo lajme interesante

You may also like