Gliha tregon se kush do të jetë trajner i Kosovës

by admin
Spread the love

Primozh Gliha në shkur të këtij viti i është bashkuar stafit teknik te Kosovës, e cila drejtohej nga Bernard Challandes, me të cilin Federata e Futbollit te Kosovës ka ndarë rrugët në javën që lam pas shkak i rezultateve të dobëta në kualifikueset për Botërorin e 2022.

Tekniku slloven është vlerësuar si njëri nga trajnerët potencial për të pasuar Bernard Challandesin, derisa emër i përfolur është edhe trajneri gjerman Felix Magath.

Magath e Gliha mund t’i bashkojnë forcat për të zhvilluar tutje përfaqësuesen e Kosovës, e ku këtë e ka paralajmërua vetë 54-vjeçari slloven.

Gliha paralajmëron se do të jetë i përfshirë në stolin e Magath, derisa sipas tij, FFK-ja po ia beson punën Felix Magath.

‘Jam te Kosova për afro një vit. Kam rol të veçantë në stafin profesional. Në futboll, njerëzit shikojnë nga kënde të ndryshme. Deri vonë, ata kanë pasur një staf profesional zviceran, por që ka shkuar. Jemi pajtuar që të udhëheq unë në dy ndeshjet e ardhshme. Më pas ata duan të sjellin Felix Magathin dhe të më përfshijnë mua në stafin e tij profesional’, ka thënë Gliha për sajtin slloven ’24ur.com’.

Primozh Gliha do të jetë ai që do ta drejtojë Kosovën në miqësoren e 11-të nëntorit dhe ndeshjen e fundit të eliminatorëve për Botërorin 2022 ndaj Greqisë, e cila zhvillohet me datë 14 nëntor.

You may also like