Gledis Nano zgjidhet në krye të Policisë, reagon PD: Nuk është analfabet si Ardi Veliu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur lidhur me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Sipas Salianjit, “Nano nuk është analfabet si ky i pari”, duke iu referuar Ardi Veliut, por duhet parë nëse drejtori i ri do të kthehet në mashë të kryeministrit Edi Rama.

Më tej, deputeti demokrat shtoi se Policia e Shtetit është kthyer në një strukturë force për përdorimin politik, që sipas tij shërben për të përdorur shkopin aty ku i duhet Ramës.

Deklarata e Salianjit:

“Nuk është analfabet siç ishte ky i pari. Askush nuk duhet ta paragjykohet. Kryepolic në Shqipëri është Edi Rama, duhet para nëse do ta kalojë apo do të kthehet në mashë ta tij sa hera që do t’i nevojitet. Ne nuk mund ta parashikojmë. Uroj që të ketë sukses Policia e Shtetit. Kemi pasur denoncimet më të forta lidhur me kriminalitetin. Policia e Shtetit është kthyer në një strukturë force për përdorimin politik, shërben dhe për të përdorur shkopin aty ku i duhet Ramës”, u shpreh deputeti Salianji.

You may also like