Gledis Nano jep dorëheqjen? Drejtori i Përgjithshëm është ende në detyrë

by admin
Spread the love

Një lajm se Gledis Nano, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen, ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa prej mediave online, mesditën e kësaj të hëne. Shkak, thonë se janë ngjarjet kriminale dhe gjendja ku ndodhet Policia e Shtetit.

Madje, sipas tyre, kryeministri Edi Rama ka pranuar shkresën e dorëheqjes së Gledis Nano dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij. Po sipas lajmeve në fjalë, dorëzimi zyrtar i detyrës do të bëhet ditën e mërkurë, kur Këshilli i Ministrave të njoftojë dhe pasuesin e Nanos.

Mirëpo, nga një interesim i Newsbomb.al, mësojmë se kryepolici është në detyrë dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. Po ashtu, edhe burime nga Qeveria kanë konfirmuar se Nano është në detyrë dhe lajmet për shkarkimin janë të pavërteta.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen”, – thanë burimet tona, në lidhje me lajmet se kryepolici ishte larguar nga posti që mori një vit më parë pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

You may also like