Gjysmëfinalja, Arapi: Episodet vendosin ndaj Laçit, pushimi na shërbeu

by admin
Spread the love

Teuta pret nesër Laçin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët ishin përballur me kurbinasit në kampionat dhe fituan në transfertë, ndërkohë që tani e dinë se do të jetë një histori tjetër, edhe pse luhet në “Niko Dovana” pas nëntë muajsh.

Trajneri Renato Arapi doli sot para mediave dhe fillimisht foli për pushimin e kampionatit: “Na ka shërbyer goxha, pasi kemi pasur kohë për të punuar si nga ana fizike, por dhe nga ana tekniko-taktike. Besoj se e kemi shfrytëzuar në maksimum dhe të paktën për këto ditë që jemi stërvitur përgjigja e lojtarëve ka qenë shumë pozitive”.

“Laçi? Normalisht që është një ndeshje e vështirë, duke qenë se është një gjysmëfinale. Përballemi kundër një kundërshtari që është realisht i fortë dhe ndodhet në vendin e dytë. Pres që të dyja ekipet nesër të jetë të kujdesshme dhe ndeshjet do vendosen nga episodet”, shtoi Arapi.

“Rikthimi në Durrës? Normalisht që ka qenë një periudhë e gjatë, që kemi luajtur në fushën tonë. Në mos gaboj hera e fundit ka qenë ndeshja ku fituam titullin kampion. Është një armë shtesë dhe këtu gjej rastin që të kërkoj mbështetjen e tifozëve durrsakë. Shpresoj që t’i kënaqim ata me lojë dhe rezultat.”

“Kemi lojtarë në ekip që kanë fituar trofe dhe kanë eksperiencë. Çdo ndeshje dhe në kampionat ka presion, por atë presion duhet të dish ta menaxhosh. Në kokën time e kam kristalizuar formacionin. Mungon vetëm Jackson”, përfundoi Arapi. / oversport.tv

You may also like