Gjysma e familjeve spanjolle paguajnë për mësime private jashtëshkollore për fëmjët – studimi

by admin
Spread the love

Studimi thotë se 47% e familjeve me fëmijë në moshë shkollore kanë paguar për mësime private në vitin 2019 dhe 2020.

Megjithse rreth gjysma e familjeve paguanin për mësime private, më të pasurit investonin në “zgjerimin e perfeksionimin” e njohurive të të vegjëlve, kurse më të varfrit paguanin për t’i ndihmuar ata në praktikat e “përsëritjes dhe përforcimit” të asaj që fëmijët mësonin në shkollë, thuhet në raportin e një agjencie analitike.

Studimi i prodhuar nga qendra vendase e politikave ekonomike Esade, titullohej ‘Arsimi i errët në Spanjë  dhe tregonte set €1.7 miliardë ishin shpenzuar për mësime private në të gjithë vendin në vitet 2019 e 2020.

Gjuhët e huaja veçanërisht anglishtja përbënte 46% të mësimeve private të familjeve spanjolle.

Analistët thonin se sa më shumë para të kishte një familje aq më shumë shpenzonte në arsimin jashtë-shkollor të fëmijëve, çka nxirrte në pah pabarazitë socio-ekonomike në lidhje me shpenzimet dhe qëllimet e tij.

“Përveç diferencave të shpenzimit për çdo student, diferenca më e madhe ishte mes lëndëve të studiuara në mësimet private, që tentonin të përforconin e përsërisnin ato të kurrikulës shkollore”, shkruajnë autorët.

Ndërsa paratë e shpenzuara në Spanjë për arsim “zgjerues e perfeksionues” të dijeve, ishin në ritje në përputhje me tendencën evropiane dhe Aziatike, për t’i pajisur ata me një “avantazh kompetitiv” për të hyrë në institucione elitare.

Megjithse arsimi në vende të ndryshme përdor leksione suplementare për të rikuperuar kohë ose orë të humbura, raporti shtonte se “sistemet shkollore duhet të konkurrojnë me këtë arsim alternativ për t’u siguruar që shkollat të mos humbasin financa publike, thuhej në dokument.

Ata shtonin se për këtë duhet të shtohet besimi te institucionet publike, me anë të certifikimit të dijeve dhe orientimit drejt arsiit profesional. //The Guardian//


You may also like