Gjysëmvjetori nisi, nxënësit pa libra dhe me probleme në shkolla – Shqip

by admin
Spread the love

Procesi edukativo-arsimor dhe veprimtaria e arsimit fillor dhe të mesëm rregullohet me Ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm, ku në mënyrë decide përcaktohen të gjitha obligimet dhe përgjegjësite që duhet të ndërmerren, për funksionimin dhe menaxhimin e arsimit cilësor nga ana e MASH-it.

Pavarsisht faktit se, procesi edukativo – arsimor duhet të jetë ne përputhje me ligjin që është në fuqi, si duket njeriu një i dikasterit te Arsmit, z.Jeton Shaqiri, nuk e kupton rëndesinë e ligjit dhe të dispozitave ligjore, si dhe parimet bazë të manaxhimit (planifikim, organizim, koordinim dhe kontroll) për ta menaxhuar sistemin arsimor.

Si pasojë, edhe këtë gjysmëvjetor, nxënësit tonë i gjen pa libra shkollor, ndërsa edhe ato pak libra që i kanë, gjysmat janë të dëmtuara. Shkollat tona ngelin pa strategji të qartë për sigurimin e ciliësisë në mësimdhenie dhe mësimnxenie. Sistemi i funksionimit të arsimit fillor dhe te mesëm vazhdon me një gjendje kaotike dhe me politizim të shkajshem.

Procesi i zbatimit të kurrikulës vazhdimisht shoqërohet me mungesa, skandale dhe dështime, edhe pse për mbarëvajtjen e procesit kujdesen organet institucionale kompotente të MASH, cilësia e teksteve shkollore mbetet sfidë. Levizja BESA si objektiv kryesorë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë: “Ngritjen e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm, përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimin e mësimdhënies cilësore.

Prandaj, i bëjmë thirrje Minstrit të Arsmit dhe Shknecës, z. Jeton Shaqirit, të kryej detyrën ligjore për të cilën është emëruar dhe publikisht e pyesim: “A jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni arsimit fillor dhe të mesëm në Republiken e Maqedonise së Veriut?”

Departamenti i Arsimit dhe Shkencës pranë Lëvizjes BESA.

You may also like