Gjyqi me ministren Kushi, shpërthen e revoltuar Vokshi: Proces i stisur, e paprecedentë kërkesa e Prokurorisë

by admin
Spread the love

Deputetja e PD Albana Vokshi ka folur pasi gjykata nuk ka marrë ende vendim për çështjen që ka me ministren Evis Kushi, pas padisë së kësaj të fundit.

Vokshi tha se ky është një proces i stisur nga Evis Kushi, e cila duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose të ishte shkarkuar nga Rama.

“Të merrej një vendim ndaj një procesi të stisur nga ministrja Kushi. Unë në respekt të kësaj gjykate, të kohës dhe investimit të kësaj cështje. Prokuroria kërkoi të studionte fakte e dosje ndërkohë janë vënë në dispozicion, është kërkese e paprecedentë nga ana e prokurorisë, për të bërë kalvar dhe të mos jepet vendimi. Nëse do kishte nje pikë dinjiteti ministrja Kushi do kishte dhene doreheqjen. Babëzia e ka cuar arsimin në rrezik,në gjendje kome, duhet të jetë në mbrojtje të prindërve. Duan të më mbyllin gojën, mua, opozitës. Por ne nuk do të heshtim. Më datë 6 të bëhemi të gjithë bashkë.”-tha Vokshi.

You may also like