Gjykimi për krime lufte, dy dëshmitarë të rinj dalin në rastin Shala (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të enjten u mbajt seanca e radhës në rastin e Remzi Shalës.

Ani se u planifikua që të dëgjohen fjalët përfundimtare të palëve, kjo nuk ndodhi. Kjo pasi mbrojtja e pa të domosdoshme të dëgjohen edhe dy dëshmitarë të ri, raporton Shqip.

Edhe dy dëshmi në favor të tij, normalisht që nuk i kundërshtoi ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po akuzohet se vrau Haxhi Përteshin më 26 qershor 1998.

E Shala po pretendon se në këtë proces do t’i ndihmojë dëshmitari që u paraqit vullnetar, që thotë se është nipi i viktimës, raporton Shqip.

Kjo u mohua nga avokati i të ndjerit, ashtu si edhe dëgjimi i dëshmitarëve shtesë.

Megjithatë, ky kundërshtim nuk u mor parasysh dhe trupi gjykues vendosi që në një seancë tjetër, që do të mbahet më 20 prill, të vijnë në Gjykatë dëshmitarët e rinj.

Remzi Shala më 2019 ishte dënuar me 14 vjet burg si fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës. Këtë dënim Gjykata e Apelit e uli në 10 vjet e Supremja me 2020 vendosi ta kthejë lëndën krejt në rigjykim. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like